“Ringjallet” banda e Gaxhait të Vlorës, një anëtar del nga burgu për hakmarrje

Viktor Ymeri, emri i njohur për Drejtësinë tashmë është një person në liri të plotë. Ish-anëtari i bandës së Gaxhait të Vlorës gjatë trazirave të vitit 1997 ka përfunduar dënimin me 25 vjet heqje lirie dhe ka lënë qelinë në Burgun e Peqinit në ditët e fundit të vitit 2019.

Gjyqtarja Enkelejda Kapedani ka pranuar kërkesën e Viktor Ymerit për njohje të ditëve të punës që ai ka kryer në Burgun e Peqinit, çka më pas ndikon në uljen e kohës së dënimit dhe sipas saj nga përllogaritjet rezulton se ai ka vuajtur periudhën e dënimit të dhënë. Gjyqtarja ka hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës se ky vendim nuk mund të ekzekutohet pasi është ankimuar dhe nuk ka marrë formë të prerë.

Kapedani argumenton se njohja e ditëve të punës duke i konvertuar në burg në ulje dënimi është një vendim që lidhet drejtpërdrejtë me lirinë personale dhe është menjëherë i ekzekutueshëm pasi Viktor Ymeri e ka plotësuar vuajtjen e dënimit që në 4 shtator të 2019-ës. Madje gjykatësja e Elbasanit shprehet në vendim se edhe pse Viktor Ymeri ka kryer vrasje të dyfishtë, udhëhiqet nga parimi kushtetutës se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Bazuar në këto fakte gjykata e Elbasanit me firmën e gjyqtares Enkelejda Kapedani ka vlerësuar se kërkesa e të dënuarit Viktor Ymeri për shuarjen e dënimit pas punës në burg është e bazuar në ligj dhe prova. Por prokuroria e Elbasanit e ka ankimuar vendimin duke kërkuar rikthimin në qeli të Viktor Ymerit, I njohur edhe si anëtar i bandës së Gaxhait, me nofkën “Torri i Xhihanes”. Ai është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës.

Por, çfarë pritet të ndodhë pas daljes nga burgu të Ymerit?! Pjesëtarë të familjes së tij janë vrarë për motive nga më të ndryshmet, mes të cilave sigurisht prishjet e pazareve të drogës, apo edhe për krime që janë shënuar mes bandave rivale në kohë dhe vende të ndryshme. A mund të jetë Viktor Ymeri, një protagonist i krimit në të ardhmen? A do të bëhet ai pjesë e grupeve për të marrë hakun e nipit, vrasja e të cilit ka qenë tipikisht mafioze? Ekspertët e policisë që e njohin Ymerin, por edhe këto lloj krimesh lënë një “derë të hapur”. Ata thonë se mund të ndodhë, por ndërkohë “prova e kaluar” e qëndrimit në burg për një kohë të gjatë ndoshta ka shërbyer edhe si mësim, ndaj në këtë rast pritet se çfarë do të ndodhë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey