Riorganizimi i administratës në Maqedoni, do të ulet numri i drejtorëve dhe jo i punonjësve

Reduktim i pozicioneve të drejtorëve, anëtarë të bordeve drejtuese, mbyllje apo bashkim agjencish që kanë të njëjtat kompetenca.

E gjithë kjo është planifikuar me riorganizimin e administratës në Maqedoninë e Veriut, të paralajmëruar për vitin 2024.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Admistratës, Admirim Aliti garanton se nuk do të ketë pushime nga puna nëpër ministri, sepse siç thotë ai ka një deficit punonjësish.

“Do të reduktohet numri i drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuese, jo i punonjësve. Do të kemi një deficit punonjësish në pushtetin qendror. Të punësuarit do të mbeten, dhe do të ketë drejtorë që nuk do të jenë më në atë pozitë në vitin 2024”, thotë Admirim Aliti.

Reformat në administratë janë të nevojshme, tha ambasadori evropian Gir, megjithëse, e pranon ai, është një proces politik jashtëzakonisht i ndjeshëm.

Në tri ministritë e bujqësisë, ekonomisë dhe shoqërisë së informacionit janë realizuar projekte pilot për riorganizim për të arritur efikasitet dhe tra..

Reduktim i pozicioneve të drejtorëve, anëtarë të bordeve drejtuese, mbyllje apo bashkim agjencish që kanë të njëjtat kompetenca.

E gjithë kjo është planifikuar me riorganizimin e administratës në Maqedoninë e Veriut, të paralajmëruar për vitin 2024.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Admistratës, Admirim Aliti garanton se nuk do të ketë pushime nga puna nëpër ministri, sepse siç thotë ai ka një deficit punonjësish.

“Do të reduktohet numri i drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuese, jo i punonjësve. Do të kemi një deficit punonjësish në pushtetin qendror. Të punësuarit do të mbeten, dhe do të ketë drejtorë që nuk do të jenë më në atë pozitë në vitin 2024”, thotë Admirim Aliti.

Reformat në administratë janë të nevojshme, tha ambasadori evropian Gir, megjithëse, e pranon ai, është një proces politik jashtëzakonisht i ndjeshëm.

Në tri ministritë e bujqësisë, ekonomisë dhe shoqërisë së informacionit janë realizuar projekte pilot për riorganizim për të arritur efikasitet dhe transparencë, por edhe për të shmangur praktikat e këqija të mëparshme. Projektet pilot sponsorizohen nga BE-ja, përmes fondeve IPA.(INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey