Risi në Kupën e Botës në Katar

Nuk kanë fund risitë në përgatitjet e Botërorit të Katarit. FIFA ka konfirmuar një revolucion të rëndësishëm që ka të bëjë me turneun madhor. Organi më i lartë i futbollit ka pranuar kërkesën e përfaqësueseve për ta dërguar në 26 numrin e lojtarëve të grumbulluar, nga 23 që ishte më parë.

Një rregull që ndryshon për shkak të kushteve që do të zhvillohet ky turne. Pandemia e Covid-19 ka lëvizur shumë ujëra në botën e futbollit, ndërsa një tjetër arsye është fakti i mbingarkesës fizike për lojtarët, por edhe kushtet atmosferike që mbizotërojnë në Katar.

Përveç kësaj, 29 futbollistë të tjerë do jenë të gatshëm në çdo moment për të udhëtuar drejt Katarit, teksa më parë qëndronin vetëm 12 në pritje. Lojtarët e përfshirë në një skuadër të Kupës së Botës, do të lejohen të luajnë për klubet e tyre respektive përpara fillimit të turneut më 13 nëntor. Pra 8 ditë pushimi për ta, me turneun që do mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey