Rita Ora dhe regjisori i famshëm bëjnë daljen e parë publike si çift

Pas shumë muajsh, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë bërë daljen e parë publike si çift.

Megjithëse janë parë shpesh bashkë, ata kurrë nuk e kishin pranuar se ishin në një lidhje.

Mirëpo, në festën e organizuar më 4 korrik nga këngëtarja shqiptare me famë botërore për markën e saj “Prospero Tequila”, çifti ka pozuar krah njëri-tjetrit, raporton “E!News”.
Rita postoi një seri fotografish në llogarinë e saj në Instagram pas ngjarjes. Ajo shkroi, “Faleminderit të gjithë miqve të mi që erdhën në festën time @prosperotequila # 4 korrik.”
Këngëtarja ndau fotot e saj me aktoren e “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor Joy, Jodie Smith, Joshua Jackson, Ashley Benson, Vas J Morgan dhe Kate Beckinsale. Pak ditë më parë, regjisori 45-vjeçar foli për herë të parë për fotografitë që bënë xhiron e rrjetit, në të cilat ai shfaqej në momente intime me Ritën dhe me aktoren, Tessa Thompson.

“Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka përhapet shumë shpejt. Gjithsesi, unë s’po bëja asgjë gabim. Nuk ka asnjë problem”,- ka thënë ai.

Treshja u pa në maj duke shkëmbyer puthje pasionante një ballkon në Sidnei pas një feste që zgjati gjatë gjithë natës në rezidencën e Waititi.

Vetëm disa ditë më vonë, Thompson u fotografua duke u puthur me modelin Zac Stenmark.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678910PreviousNext
Aktorja dukej e dashuruar ndërsa bashkë me australianin, Stenmark, 29 vjeç, shkuan për një shëtitje në Sidnei, gjatë së cilës mezi i mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Thompson tregoi në 2018 se ajo tërhiqet nga burrat dhe gratë njësoj, megjithëse nuk pranoi ta etiketonte veten si biseksuale.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey