Rita Ora: Isha në tualet në momentin kur Smithi goditi Rockun

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për momentin epik kur Will Smith goditi me shuplakë, Chris Rock.

Ylli kosovar ka thënë se nuk ishte prezente në sallë, në momentin ku ndodhi incidenti.

Rita tha se i vjen keq se çfarë kishte ndodhur për të cilën u shpreh shumë e mërzitur.

“Në atë moment më është dashur të shkoj në tualet, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur! Pas kthimit pasi pashë fytyrat e të ftuarve të tjerë, unë thashë: “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, deklaroi Rita.

Këngëtarja ishte pjesëmarrëse në ceremoni, bashkë me të dashurin e saj, regjisorin hollivudian, Taika.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey