RMV-ja e Zaevit për shkak të mohimit serb të Kishës Autoqefale Ortodokse Maqedonase do tërhiqet nga Ballkani i Hapur

Sulejman Mehazi

Deklarata kërcënuese e presidentit të Serbisë drejtuar presidentit të Malit të Zi, Gjukanoviq me fjalët: “Deri sa të jem gjallë unë, nuk do të lejoj që ta gjunëzoni Serbinë, ashtu siç e keni gjunëzuar për 30 vite. As ti e askush tjetër nuk do t’ia arrijë të gjunëzojë Serbinë”, sa është e rrezikshme për Malin e Zi, po aq më shumë është sulmuese e luftënxitëse edhe për Kosovën e Maqedoninë Veriore.

Se ekstremizmi kombëtar, fetar e shtetëror serb si gjithmonë ka nxitur ogure luftrash për fqinjët rreth e përqark Serbisë po se po, dhe habitemi se si SHBA-ja e BE-ja heshtin para ekstremizmit fetar e kombëtar serb të Vuçiqit e Kishës Ortodokse Serbe?!

Në njërën anë Vuçiqi kërcënoi fizikisht territorin e Malit të Zi, kurse në anën tjetër Kisha Ortodokse Serbe në krye me Patriarkun e ri, Joanikije, kërcënuan jo vetëm zemrën dhe shpirtin ortodoks të Malit të Zi në Cetinje, por edhe shpirtin ortodoks të maqedonasve dhe Pavarësinë e Kosovës me këngë skizofrenike fetare ortodokse të Patriarkut, Joanikije: “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

1.1. Kërcënimi i Vuçiqit dhe Kishës Ortodokse Serbe ndaj Malit të Zi na detyron të mendojmë se presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, kurre nuk do i bashkangjitet Ballkanit të Hapur të Serbisë dhe se ky projekt i Vuçiqit dhe i Ramës pa Malin e Zi e Kosovën do jetë i dështuar, dhe se Edi Rama jo që do kompromitohet, po mund të shpallet edhe tradhtar.

1.2. Më vonë, ekstremizmi dhe fanatizmi i kërcënimeve të Vuçiqit dhe Kishës Serbe do bëhet kundër Zoran Zaevin të RMV-së, themi keshtu, për shkak se presidenti i Serbisë në një gazetë serbe që nuk na kujtohet emri i gazetës, deklaroi, se pas problemit me Bullgarinë, Republika Veriore e Maqedonisë do ketë edhe një problem tjetër të madh (që aludonte në mohimin e Kishes Autoqefale Maqedonase). Edhe pse RMV-ja e Zaevit është brenda projektit të Ballkanit të Hapur me Serbinë, po kurrë Kisha Serbe nuk do pajtohet me Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase, Patriarkët serb mu në zemër të Malit të Zi sulmuan ashpër Kishën Autoqefale malaziase e ku Kishën e RMV-së që me shumë lehtësi do ta sulmonin e kurrsesi nuk do pranonin kishen maqedinase të Zaevit.

1.3. Ky kërcnim i Patriakëve të Kishës Ortodokse Serbe ndaj Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase na detyron të themi se projekti i Ballkanit të Hapur serb do dështojë dhe se RMV-ja e Zaevit do tërhiqet nga ky projek i Ballkanit të Hapur për shkak kërcënimeve e sulmeve të Kishes ekstremiste Serbe ndaj mohimit të pavarësisë së Kishës Ortodokse Maqedonase të RMV-së.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey