RMV, Kuvendi sot do të votojë dy ministrat e rinj nga radhët e Aleancës për Shqiptarët

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 143-të e cila filloi të premten, ku dhe u shkarkuan ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Sot në vend të tyre, për pozitën e ministrit të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual […]

shkurt 12, 2024 - 11:00
 0  3
RMV, Kuvendi sot do të votojë dy ministrat e rinj nga radhët e Aleancës për Shqiptarët
Naim Bajrami - Ilir Demiri

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 143-të e cila filloi të premten, ku dhe u shkarkuan ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Sot në vend të tyre, për pozitën e ministrit të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami, transmeton Portalb.mk.

Pas votimit në Kuvend me të cilin Mexhiti dhe Aliu u shkarkuan nga postet e tyre, që ndodhi, rreth mesnatës së të premtes, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se seanca, në rendin e ditës së cilës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj në këto dy ministri, do të vazhdonte të hënën, përkatësisht sot në orën 11:00.

Mexhiti dhe Aliu janë shkarkuar me propozim të kryeministrit teknik Talat Xhaferi i cili nga foltorja e kuvendit duke e sqaruar propozimin për shkarkimin tha se sipas ligjit, nuk mund të ketë dy subjekte opozitarepërbërje të Qeverisë dhe se ky është shkaku kryesor pse është propozuar shkarkimi i dy ministrave.

“Aspak nuk bëhet fjalë për profesionalizimin e tyre për të cilin kam respekt të jashtëzakonshëm”, tha Xhaferi.

Ndryshimi i ministrave nga Aleanca për Shqiptarët ndodhi pasi kreu i partisë Arben Taravari dhe kryetari i Kuvendit Qendror Ziadin Sela hynë në konflikt të hapur për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me opozitën shqiptare. Sela mbetet në Qeveri, ndërsa Taravari i është bashkuar Lidhjes Evropiane për Ndryshim.