RMV, në qendrat kovid trajtohen 1.581 pacientë, ka 260 shtretër të lirë

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar për koronavirus, të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.581 dhe ka rreth 260 shtretër të lirë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë,pas raporteve të marra në 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Nëpër spitalet e vendit është raportuar se po kurohen gjithsej 927 pacientë:

Manastirë- 89
Shtip- 60
Tetovë- 39
Veles- 76
Kumanovë -156
Ohër- 103
Prilep- 126
Gostivar- 36
Strugë- 13
Strumicë- 85
Koçan- 37
Kërçovë- 23
Kavadar- 65
Gjevgjeli- 19
Në 24 orët e fundit, 77 pacientë u hospitalizuan në qendrat kovid në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi, ndërsa gjithsej 654 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për kovid-19 po trajtohen në repartet infektive. Në flinikat interne dhe kirurgjike kishte 44 pranime. Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar 14 pacientë, 15 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, një në Kozle dhe 3 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.

Në 24 orët e kaluara, në shtëpi janë lëshuar 75 të shëruar.

Momentalisht në qendrat kovid të Klinikave interne dhe të kirurgjisë, po kurohen 304. Në Spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 142 pacientë, 147 në Klinikën për Sëmundje Infektive, 39 në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët- Kozle, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve janë 8 fëmijë, ndërsa në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri 7 pacientë pozitivë. Shumica prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve ditët e fundit është rritur dhe deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm kishte 86 shtretër të lirë. Pritet që gjatë ditës, pas lëshimit të të shëruarve, të lirohen vende shtesë, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Përndryshe, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se sot ka pasur takim me Komisionin për Sëmundjet Infektive, por “mendon se nuk do të ketë masa të reja kufizuese”. Këtë mëngjes, ai, pas takimit me drejtorët e qendrave kovid, në Facebook njoftoi se situata nëpër spitale është shumë e rëndë dhe u kërkoi qytetarëve të respektojnë masat anti-kovid.

Vaksinimi kundër covid-19 në Maqedoni filloi sot te personat mbi 77 vjeç me vaksinën e AstraZenekas të cilat në Maqedoni arritën disa ditë më parë përmes sistemit KOVAX.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey