Roberti tregohet i sinqert, tregon pse nuk do të hynte në Big Brother VIP

Robert Berisha tregon pse nuk do të hynte në Big Brother VIP: Kur nuk paguhem pse ta bëj.

Robert Berisha së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e showbizit “Pikë”.

Këngëtari ka zbuluar më shumë detaje të tjera rreth jetës dhe projekteve të tij.

Në një pikë të emisionit ai ka bërë një deklaratë të fortë për Big Brother.

Ai pranoi se ka marrë ftesë një muaj para se spektakli të niste dhe vazhdon të marrë, por nuk do pranojë të hyjë. ‘Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai.

Ndërsa më tej tregoi se askush nuk paguhet për të marrë pjesë, madje edhe për paratë e çmimit të madh nuk është plotësisht e sigurt a i merr fituesi apo jo.

Ai është një format që iu jep më shumë suport në publik personazheve që kanë mbetur në hije. Roberti gjatë gjithë kohës është në fokusin e medieve dhe nuk ka nevojë për atë lloj fame.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey