​Roberto Firmino largohet nga Liverpool?

Futbollisti brazilian i Liverpool, Roberto Firmino, mund të vazhdojë karrierën e tij te Juventusi, sipas mediave italiane.

Drejtuesit e Liverpoolit dyshohet se kanë refuzuar ofertën e parë të Juventusit prej 24 milionë eurosh për futbollistin brazilian.

Megjithatë, skuadra e Anfield Road po mendon të shesë Firminon, por vetëm nëse vjen një ofertë e kënaqshme financiarisht nga Torino. Braziliani humbi vendin e tij në formacionin fillestar të klubit anglez dhe nuk është më në planet e menaxherit Jurgen Klopp.

Firmino ka kontratë me nënkampionin anglez deri në qershor të vitit 2023 dhe mediat italiane pretendojnë se Liverpool mund ta shesë për 35 milionë euro. Ai duhet të zëvendësojë Paulo Dybala në Juventus, i cili u largua për në Romë.

Firmino (30) mbërriti në Liverpool në vitin 2015 nga Hoffenheim dhe për klubin anglez luajti 327 ndeshje dhe shënoi 98 gola.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey