Rohde kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet në 4 muaj

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me kampanjën për liberalizimin e vizave. Rohde ka thënë se Kosova ka treguar se di se si të komunikojë në mënyrën e duhur dhe se kjo është ajo çfarë duhet […]

shkurt 9, 2024 - 16:00
 0  4
Rohde kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet në 4 muaj
rohde:-kosova-duhet-te-behet-anetare-e-familjes-se-nato-s

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me kampanjën për liberalizimin e vizave.

Rohde ka thënë se Kosova ka treguar se di se si të komunikojë në mënyrën e duhur dhe se kjo është ajo çfarë duhet tani.

“Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Qeveria e Kosovës si përgjigje për presionin ndërkombëtar ka pranuar të lëshojë pak pe, duke mundësuar 1 muaj periudhë tranzicioni, ku qytetarët më shumë do të informohen dhe s’do të ketë ndëshkime.