Roma -Juventus, befasi në formacionet zyrtare

Sonte na pret një super ndeshje në Seria A.

Roma dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Zonjës së Vjetër në takimin e vlefshëm për javën e 19-të, takim që zhvillohet në Olimpico me fillim nga ora 20:45.

Roma vjen në këtë takim pas një humbje nga Torino, por synon t’i kthehet fitores për të mos lëshuar pozitën e katërt.

Në anën tjetër, Juventusi ka tri fitore radhazi dhe shpreson ta vazhdojë këtë seri, sidomos pas barazimit të Interit, pasi do të kalonte në pozitën e parë me fitore.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacioni startues i Romws: Pau Lopez; Florenzi, Smalling, Mancini, Kolarov; Diawara, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Perotti; Dzeko

Banka rezervë: Fuzato, Mirante, Juan Jesus, Bruno Peres, Spinazzola, Cetin, Cristante, Under, Kalinic.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey