Roma po monitoron situatën e Rashicës

Milot Rashica pëlqehet nga skuadra italiane Roma.

Sipas La Gazzetta dello Sport, lajmet rreth Trigorias (kampit stërvitor të Romës), thuhet se Milot Rashica është nën radarin e Romës dhe po konsiderohet si një opsion tejet i mirë për Jose Mourinhon, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, Thiago Pinto është duke kërkuar opsione mbarë gjithë Evropës dhe kosovari ka zgjuar interesimin e madh të tij.

Përparsitë e Rashicës janë shpejtësia, teknika dhe vrapimet e shpeshta, gjëra që pëlqehen nga Mourinho.

Rashica sapo ka rënë nga Bundesliga me Werderin dhe çmimi i tij sillet nga 12 deri në 15 milionë euro.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey