Romeo e Donaldi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Bora Zemani befasoi me veprimin e saj

Bora Zemani është kthyer në një prej personazheve më të komentuar të mediave.

Vëmendja e saj u shtua pas hyrjes së Donald Veshajt në Big Brother Vip dhe puthjes së famshme mes tyre.

Bora po merr një përkrahje të pafund nga publiku, veçanërisht pas situatës së krijuar mes Donaldit dhe Beatrixit, përcjell ORAinfo.

Mbrëmë pjesë e Big Brother VIP për pak minuta u bë edhe vëllai i Donaldit, Romeo.

Ai madje u fut në shtëpinë me të famshme në Shqipëri duke tentuar të shndërrohej në Donaldin para banorëve.

Por e gjitha u kuptua shumë shpejt.

E në këtë kohë Bora kishte zgjedhur që të merrej me diçka tjetër.

Ajo ka postuar një foto të saj, ku ajo shfaqet me shumë stil të realizuar gjatë emisionit që ajo e drejton.

A e injoroi kështu Bora atë që po ndodhte në Big Brother VIP mes vëllezërve Vishaj? /ORAinfo/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey