Romeo nuk mbahet më, bën dedikim emocional për Donaldin

Romeo bën dedikimin emocionues për Donaldin!

Ditën e martë “Big Brother VIP” vendosi banorët në një ‘grackë’ të madhe.

Romeo Veshaj hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe u ndërrua me vëllain e tij, e sikur të mos kish ndodhur asgjë shkoi dhe u ul pranë të dashurës së Donaldit, Beatrix-it!

Takimi mes dy vëllezërve pas gati më shumë se 60 ditësh dhe fjalët e tyre na emocionuan vërtet shumë, aq sa na përlotën.

E pas atij takimi aq prekës, Romeo i dedikoi vëllait të tij disa fjalë shumë të bukura.

Krahas dy fotografive të postuara në rrjete sociale, njëra e shkrepur gjatë spektaklit dhe tjetra nga fëmijëria e tyre, aktori ka shkruar: “Vetëm koha ndryshon, unë e ti jo”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey