Ronaldo dhe Messi kanë fituar së bashku mbi 1 miliard paundë, po të tjerët?

Gjatë 10 viteve të fundit kemi parë një rritje befasuese të sasisë së parave të hedhura në sporte, duke filluar nga marrëveshjet televizive që përfshijnë turnetë më të njohura të futbollit, e deri në disa prej periudhave më të lavdishme të boksit. Por kush ka fituar më shumë nga dekada e fundit? Duke hedhur një shikim prapa në e mëparshme vjetore të përpiluara nga Forbes, Sportsmail zbulon sportistët më të paguar nga 2010 deri në 2019.

Lewis Hamilton – 292.6 milionë paundë – pesë herët që ka dalë kampion për Mercedes, e kanë bërë Hamilton një prej pilotëve më të famshëm të planetit; por I konsideruari edhe si një prej talenteve më të spikatura të Formula Uno-s, ai është gjithashtu dhe një ndër më të pasurit

Manny Pacquiao – 298.2 milionë paundë – edhe pse planifikon të tërhiqet në 2021-shin, do të kujtohet si një prej boksierëve më të mirë, megjithëse edhe punën si senator I Filipineve, nuk e ka aspak të keqe

Neymar – 305.6 milionë paundë – edhe pse në Camp Nou arrinte shpesh në 20-tëshen më të mirë, ishte lëvizja e tij sensacionale tek Paris Saint-Germain në 2017 që I solli një bum shumë të vlerësuar të ardhurash

Phil Mickelson – 365.6 milionë paundë, ylli i golfit ka qenë në vitet 2010-2016 një prej atletëve më të paguar, por pati një “rrëshqitje të lehtë” në 2017-tën.

Tiger Woods – 472.3 milionë paundë- telashet në rrafshin personal nuk I kanë penguar të ardhurat të burojnë në drejtim të këtij talenti të golfit

Roger Federer – 488.2 milionë paundë- e parashikojnë fundin e tij prej vitesh, por Federer vazhdon ndërkohë të shtojë fitimet

Lionel Messi – 517 milionë paundë- I konsideruar një yll global që në 2010-tën, Messi vetëm sa e ka cimentuar këtë status të tij në rrjedhën e viteve duke shumëfishuar gjithashtu fitimet ( fitoi 6 herë La Liga-n dhe tre herë Champions League me Barcelonën)

LeBron James – 517.8 milionë paundë – së bashku me Federer, James është atleti i vetëm që shfaqet brenda dhjetëshes së më të paguarve në secilin vit të kësaj dekade

Cristiano Ronaldo – 547.8 milionë paundë – që kur kapi majën e klasifikimeve 10 vjet më parë, Ronaldo nuk e lëshoi më, dhe I dha një shtysë fitimeve të tij edhe kur iu bashkua Juventusit verën e 2018

Floyd Mayweather – 667 milionë paundë – renditet në vend të parë dhe pas tërheqjes nga ringu, sërish rezultoi atleti më I paguar I dekadës!

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey