Ronaldo po e kërkon largimin nga Man Utd

Sipas gazetës së njohur spanjolle“Marca”, Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United.

Sipas raportimeve të fundit, mësohet se nuk ka asnjë ndjenjë mes trajnerit të ri të “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag dhe portugezit, ndaj ky i fundit po mendon të largohet nga Anglia.

Nuk ka shumë klube që do të mund të përballonin pagën e lartë të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Në ditët e fundit pati zëra se Jose Mourinho mund ta marrë te Roma, por klubi italian nuk ka shumë financa ta realizojë këtë operacion.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse këto zëra do të marrin konfirmime në ditët në vazhdim derisa merkato verore po futet në fazën më të nxehtë të saj. /arbresh.info/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey