Ronela Hajati ka dy fjalë pasi nuk arriti në finale

Pasi nuk arriti në finale, Ronela Hajati ka dy fjalë.

Kënga e Ronela Hajatit “Sekret” nuk arriti të çojë Shqipërinë në finalen e Eurovisionit.

Megjithatë, këngëtarja u shpreh e lumtur pasi përmes një postimi ajo tha se ka fituar dashurinë e publikut.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit. E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe. Unë fitova Eurovisionin sepse fitova publikun. Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë. Ju dua”, shkroi Ronela me anë të një postimi në llogarinë e saj.

Në anën tjetër, në rrjete sociale pati edhe shumë komente negative për shkak të gjesteve që bëri gjatë vallëzimit.
Ajo kishte përgatitur një koreografi prej disa muajsh nën udhëheqjen e balerinës Klaudia Pepa.

Nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit do të mbahet të enjten (12 maj), kurse finalja e madhe të shtunën (14 maj).

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey