Rrëfehet vrasësi/ E vërteta se përse e vrava nusen e vëllait në sy të mbesës sime

Erdet Çapoku, i cili u arrestua pak orë pas vrasjes së kunatës së tij në zonën e Paskuqanit është shprehur i penguar për krimin, duke thënë se e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër.

Në dëshminë e tij të dhënë për policinë e Tiranës, Çapoku u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, duke pohuar se nuk donte ta vriste, por thjeshtë të nxirrte ‘dufin’ për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte pasur me kunatën e tij.

“Jam penduar për vrasjen. Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. Me kunatën kam pasur mosmarrëveshje gjithmonë. Dyshoja se tradhtonte vëllanë. Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte. Pasi u përlesha me të, e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtëpia e kushëririt në Laprakë derisa erdhi policia”, tha ai.

Erdet Çapoku vrau nusen e vëllait të tij mbrëmjen e të enjtes në banesën e nënës së saj dhe në sy të vajzës. Viktima kishte bërë më herët kallëzim ndaj këtij personi, pasi e kërcënonte vazhdimit. Por pavarësisht kësaj, Çapoku shkoi në banesën e Enkelejda Çapokut duke e goditur atë me sende të forta. 39-vjeçarja nuk arriti ti mbijetonte goditjes, duke humbur jetën. E gjithë skena e krimit u krye në sy të vajzës adoleshente të viktimës.

Çapoku punonte si faturino urbanësh, ndërsa vëllai i tij, burri i viktimës është i dënuar me 10 vite burg për trafikim droge. Sipas hetimeve paraprake bashkëshorti i Enkelejdës i kishte kërkuar vëllait të ruante nusen se mos e tradhtonte ndërkohë që ai ndodhej në burg. Por siç duket Erdet Çapoku shkoi në ekstrem dhe në vend që të ruante kunatën, e vrau atë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey