Rreth 20 persona të lënduar nga përplasja e dy autobusëve në Prilep

Rreth 20 pasagjerë janë lënduar nga përplasja e dy autobusëve që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendbanimin Toçila të Prilepit në jugperëndim të Maqedonisë, përcjell INA.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë për kontroll mjekësor në Spitalin në Prilep.

Sipas informacioneve fillestare nga Prokuroria Themelore Publike e Prilepit, e cila ka kryer kontrollin e policisë, përplasja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Njëri autobus ishte pa pasagjerë, ndërsa tjetri, i cili goditi një shtyllë, ishte i mbushur me punëtorë që duhej të fillonin turnin e parë në fabrikën e tekstilit në Prilep.

Të lënduarit po trajtohen në spitalin e e këtij qyteti.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey