Rrihet brutalisht hendbollisti kroat në Shkup

Hendbollisti kroat i klubit “Butel”, Denis Tot, po lufton për jetë në një nga spitalet e Shkupit, pasi ishte rrahur dje në Shkup, njoftoi MIA.

Klubi ka konfirmuar se Tot është në gjendje kritike dhe se është rrahur, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Sipas informacioneve jozyrtare, Tot ka lëndime të shumta në të gjithë trupin, fraktura të shumta.

Lëndimet e Denisit u konfirmuan nga vëllai i tij Boris Tot, i cili luan në Holandë.

Ministria e Brendshme pritet të japë informacion zyrtar për ngjarjen gjatë ditës së sotme.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey