Rritet niveli i ujërave në lumenjtë dhe liqenet në vend

Nivelet e ujit në dy liqenet natyrore dhe pothuajse në të gjitha lumenjtë në vend janë rritur në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të kryera nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Niveli i Liqenit të Ohrit dhe Prespës është rritur për një centimetër në krahasim me ditën e djeshme, por sërish është nën mesataren për tetorin edhe atë për 14 centimetra tek Liqeni i Ohrit dhe për 1,66 metra tek Liqeni i Prespës. Me këtë nivel të ujit të Liqenit të Ohrit është 14 centimetra nën minimumin absolut, ndërsa në Liqenin e Ohrit është 4 centimetra mbi minimumin e lejuar. Për dallim prej tyre, niveli i Liqenit të Dojranit është i njëjte me ditën e djeshme, por është për 1,5 metra më lartë nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj.

Niveli më i ulët se mesatarja është tek të gjitha lumenjtë në vend, me përjashtim të Vardarit, në pikën matëse në Demir Kapi dhe Strumicë tek Susheva, por të gjitha lumenjtë shënojnë rritje në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa sipas paralajmërimeve të DPHM-së pritet rritja të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey