Rritja e çmimeve ka goditur restorantet e dasmave

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe produkteve ushqimore, posaçërisht vajit, mishit e perimeve thuajse ka lënë pa asnjë fitim restorantet e dasmave, shkruan Alsat.

Të gjitha dasmat janë rezervuar para periudhës kur çmimet ishin të përballueshme. Menaxherët e restoranteve thonë se është ulur dukshëm edhe numri i mysafirëve në dasma, nga 350 ose 400 sa ishte më herët tani numri është ulur në maksimum 250 mysafirë.

“Me çmimet që tepër janë bërë të larta ne nuk kemi fitim por vetëm i bëjmë shërbim dasmorit që t’ia përfundojmë dasmën deri në fund. Ne fitim deri sot nuk kemi asgjë. Ata që i kanë bërë rezervimet para vitit të ri dhe pas vitit të ri, deri diku nga muaji mars të gjitha kanë qenë me çmime të vjetra. Edhe ato, më nuk mundesh ti si personel…ti thërrasësh njerëzit, ti kontaktosh në telefon t’u thuash që tash ka hip çmimi edhe unë duhet me ta hip edhe dasmën, nuk mundemi me bë këtë sepse ai e ka rezervuar me at çmim që është dashur të rezervohet”, tha Admir Seferi, menaxher.

Pavarësisht gjendjes momentale, qytetarët nuk heqin dorë nga dasmat dhe shpenzimet e mëdha për realizimin e tyre. “Kemi mbi 200 dasma, jemi të zënë vazhdimisht. Shkojmë gjithkund, sinqerisht jemi të kënaqur. Sonte kemi dasmë në Kumanovë, do të bëjmë muzikë për 700 euro”, tha një muzikant. Heqja e masave kundër Covid 19 këtë verë lejoi organizimin e të gjitha manifestimeve më kapacitet të plotë dhe pa kufizime. / Alsat.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey