Rritja e çmimeve, Kovaçevski: Masat po ridizajnohen

I pyetur se pse Qeveri vendosi të heq marzhet tregtare, pas çka po vijon ngritja e çmimeve në vend, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se masat ekonomike po ridizajnohen, përcjell TV21. Kreu i ekzekutivit tha se disa masa për momentin janë aktive.

“Duhet të kemi përgjegjësi ndaj të gjithë lojtarëve në treg, siç janë kompanitë, buxheti, qytetarët. Për komentin po bëhet ridizajnimi i disa prej masave, që pasi të bëhen të gjitha analizat, normalisht që do të vendosen prapë në pako të masave”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski duke shtuar se masat e reja priten të shpalosen gjatë muajit të ardhshëm.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey