Rroga nga 52 mijë denarë për dy këshilltarë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Jovanka Trençevska menjëherë pas marrjes së funksionit punëson dy këshilltarë në kabinetin e saj, me rrogë prej 52.000 denarëve, shkruan portali Plusinfo, transmeton gazeta LAJM.

Shpallja për punësimin e tyre është publikuar të premten dhe zgjat tre ditë pune.

Sipas shpalljes punësohen – këshilltar special për çështje që kanë të bëjnë me punë, siguri dhe shëndet gjatë punës dhe sigurimit pensional e invalidor, si dhe këshilltar special për çështje që kanë të bëjnë me politikat për mbrojtjen sociale të fëmijëve.

Nga Ministria për punë dhe politikë sociale konfirmojnë se informacionet për punësimin e këshilltarëve në kabinetin e ministres.

“Ministria për punë dhe politikë sociale për shkak të nevojës për plotësimin e vendeve të veçanta të punës, që kanë të bëjnë me kryerjen e detyrave të punës së këshilltarëve special në Kabinetin e ministres për punë dhe politikë sociale, të premten (21.01.2022) ka publikuar shpallje publike për punësimin e 2 (dy) këshilltarëve special të kohë të caktuar në kabinetin e ministres për punë dhe politikë sociale. Afati për dorëzimin e aplikimeve me dokumentet e nevojshme zgjat 3 (tre) ditë punë nga publikimi i shpalljes në shtypin ditor”, thonë nga Ministria për portalin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey