Rrufeja godet një ndërtesë në Veles, digjet një banesë

Në stuhinë e fortë me shi që ka goditur Velesin pasditen e sotme, rrufeja ka goditur një ndërtesë banimi në këtë qytet. Nga zjarri që ka përfshirë pjesën e sipërme të ndërtesës është djegur një banesë në pjesën e nënkulmit.

Siç mësohet nga autoritetet komunale, nga kjo fatkeqësi nuk ka pasur viktima, pasi që banorët në atë kohë nuk ishin në shtëpi, përcjell INA.

Ndërkohë, ndihma mjekësore i është ofruar dy personave të cilët kishin probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit të dendur që kishte përfshirë katet e sipërme të kësaj ndërtese banimi.

Zjarri është shuar nga njësitë e zjarrfikësve në Veles dhe në ndihmë ka mbërritur një cisternë nga NPK Veles. Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe bubullimat kanë përfshirë prej mbrëmë rajonin e Velesit dhe më gjerë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey