Rrugë të çara dhe ndërtesa të shembura, Porto Riko goditet nga tërmeti më i fortë në 102 vite e fundit (FOTO)

Një tërmet me magnitudë 6.4 rihter godit Porto Rikon ditën e djeshme. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani vetëm një person ka humbur jetën.

Viktima është një 73-vjeçar i identifikuar si Nelson Martínez, i cili u zu poshtë nga rrënojat e murit të banjës.

Ky është cilësuar si tërmeti më i fuqishëm në 102 vitet e fundit dhe kjo ka detyruar autoritetet që të shpallin gjendjen e emergjencës.

Shpallja e emergjencës do t’i hapë rrugë dërgimit sa më të shpejtë të ndihmave humanitare dhe guvernatori Vazques bën me dije se ka nisur kontaktet me Agjencinë Federale Amerikane të Menaxhimit të Emergjencave.

Porto Riko u godit dhe një ditë më parë nga një tërmet 5.8 Rihter, i cili shkaktoi dëme në dhjetëra ndërtesa.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey