Rusët tregojnë se sa mercenarë nga Maqedonia e Veriut janë vrarë në frontin në Ukrainë

Ambasada ruse në Shkup ka publikuar informacione nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë lidhur me bilancin e mercenarëve të huaj, të cilët sipas tyre aktualisht janë duke luftuar në anën ukrainase.

Sipas këtyre të dhënave, që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, 79 mercenarë nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e këtij fronti nga fillimi, dhe se 24 prej tyre kanë humbur jetën, transmeton INA.

Në bilanc thuhet gjithashtu se 19 mercenarë maqedonas janë larguar nga Ukraina deri më tani dhe 36 kanë mbetur për të luftuar.

“Ministria monitoron dhe regjistron me emër të gjithë mercenarët e huaj që kanë mbërritur në Ukrainë për të marrë pjesë në operacionet ushtarake. Sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare, mercenarët e huaj janë luftëtarë dhe më e mira që i pret nëse kapen të gjallë është gjykimi dhe dënimi maksimal me burgim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Ruse. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey