Rusia godet rajonin e Odesës, ka viktima

Rusia po vazhdon luftimet kundër Ukrainës.

Raketa ruse të tipit Iskander, të lëshuara nga Krimea, kanë rënë në rajonin e Odesës këtë të premte. Këtë e konfirmoi shefi i administratë ushtarake të zonës, Maksym Marchenko, i cili konfirmoi gjithashtu se ka edhe viktima nga ky sulm.

Rusia ka ngritur baza ushtarake në Krime që prej vitit 2014, kur ia aneksoi Ukrainës gadishullin. Odesa është qyteti më i madh port i Ukrainës dhe një objektiv strategjik për Rusinë, që kërkon t’i heqë vendit fqinj daljen në Detin e Zi, për të bllokuar rrugët detare, shkruan a2cnn.

Ndërkohë, Ukraina thotë se ka rimarrë kontrollin e qytetit Bucha, pranë Kievit. Kryebashkiaku Anatolii Fedoruk tha se të premten qyteti ishte çliruar nga pushtuesit rusë.

“Kjo është një ditë lumturie për ushtrinë e Ukrainës, presim fitore të tjera në të gjithë vendin”, tha Fedoruk.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey