Rusia përkrah zgjidhjen për Kosovën që i shkon për shtati Beogradit

Moska përkrah zgjidhjen për Kosovën që i shkon për shtati Beogradit.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov ka thënë se vendi i tij do të pranojë një zgjidhje për Kosovën që do të jetë e pranueshme nga Serbia.

Këto deklarata kryediplomati rus i bëri pas takimit që pati me kreun e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq në Moskë.

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, situata në rajon, si dhe ngjarjet në skenën politike globale u diskutuan, njoftoi parlamenti i Serbisë përmes një deklaratë për takimin.

Bëhet e ditur se Lavrov e informoi Daçiq në lidhje me takimin e ardhshëm midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, në Gjenevë, raporton Tanjug, transmeton Klankosova tv.

Nga ana e tij, kryeparlamentari serb ka theksuar se diplomacia parlamentare është një mekanizëm i fortë për bashkëpunimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve dhe shtoi se është i gatshëm të bëjë çdo përpjekje për të forcuar këtë bashkëpunim midis dy parlamenteve, seanca e ardhshme e të cilave është planifikuar për në fund të vitit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey