Ruskoska: Do të presim reagim nga Spasovski e më pas do të hapim hetim për aferën “Mafia”

Prokurorja për krim të organizuar, Villma Ruskoska lidhur me aferën “Mafia” të cilën e publikoi VMRO-DPMNE-ja opozitare, ka deklaruar se nuk do të nguten me hetime dhe do të presin reagimin e ministrit Spasovski, informon Zhurnal.

Ruskoska në një prononcim për TV Alfa, ka thënë se do të presin nëse MPB do të hapë procedurë, e më pas do të vendosin nëse od të hapin lëndë.

“Do të presim nëse MPB do të hapë procedurë, e më pas do të vendosim nëse do të hapim lëndë. Duhet së pari t’i jepet shansë institucionit kompetent”, deklaroi Ruskoska.

Ministri Spasovski deri tani ende heshtë lidhur me këtë aferë, ndërsa disa burime brenda MPB-së thonë se së shpejti ministri do të dalë me konferencë për media për të dhënë detaje për rastin.

VMRO-DPMNE-ja dje brifoi se struktura brenda MPB-së kanë dhënë pasaporta legale me identitet të rremë. Kësi lloj pasaporta, thuhet se u janë dhënë mafias, dhe atë klanit Shkaljarski, Jovan Vukotiq si dhe udhëheqësit të mafias turke, Sedat Peker, i cili së fundmi u dëbua nga shteti, por përsëri kishte hyrë dhe ka marë letërnjoftim të Maqedonisë.

“Spasovski së pari të jep përgjigje si mundet që Sedat Peker dhe Jovan Vukotiq kanë marë pasaporta maqedonase, e më pas të japë dorëheqje, si do të mundet Prokuroria të hapë hetim kundër tij, por edhe kundër Zoran Zaev”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.//Zhurnal.mk

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey