Rustemi kundër Ajros, mendon se milionat e Mijallkovit nuk garantojnë se nuk do të arratiset

Sasho Mijallkov duhet të qëndrojë në paraburgim – ky është qëndrimi i Prokurorisë së Lartë, e cila është deklaruar pas ankesës për vendimin e shkallës së parë nga ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Për dallim nga Artan Ajro, i cili mendon se 10.8 milionë euro, janë garancë e mjaftueshme që Mijallkov nuk do të arratiset, prokurori Burim Rustemi mendon ndryshe. Për këtë të fundit, edhe me këto mjete si garancë, akoma ekziston rreziku i arratisjes ose fshehjes së Sasho Mijallkovit.

Edhe përkundër mendimit negativ nga Prokuroria e Lartë, që Mijallkov të mbrohen në liri dhe të del nga paraburgimi, vendimin përfundimtar do ta sjellë Gjykata e Apelit në Shkup. Gjykatësit duhet të vendosin nëse milionat e Mijallkovit janë të mjaftueshme se ai do të jetë në dispozicion të organeve gjyqësore.

Garancën prej afër 11 milionë eurove, që ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, të mbrohet në liri e kanë dhënë persona juridik. As Prokuroria, e as Drejtoria e Policisë Financiare nuk kanë nisur hetime për pasurinë, të cilën Mijallkov e ofroi si garancë.

Ndryshe, Mijallkov u dërgua në burg në fund të muajit shkurt, pasi iu shqiptua dënim prej 12 viteve burg për përgjimet masive joligjore në Maqedoni, gjegjësisht në rastin “Shënjestra-Fortesa”.

Mijallkov u dënua edhe me tetë vjet tjera burgim, në rastin “Trezor”, që ka të bëjë me blerjet joligjore të pajisjeve për nevojat e MPB-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey