Sa është i rrëzikshëm varianti i ri i koronavirusit “Omicron”-i, tregon Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka dhënë informacione për variantin e ri të Covid-19, variantin Omicron.

Raka ka thënë se varianti Omicron ka një numër jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve krahasuar me variantet e mëparme, mbi 30 mutacione vetëm në proteinën xhembore.

Këto proteina sipas tij janë çelës i virusit për të hyrë në qelizat e trupit tonë dhe njëkohësisht janë shënjestra kryesore e përgatitjes së vaksinave kundër Covid-19.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey