Sa i dëmshëm është ajri i kondicionuar? Ja çfarë thonë faktet!

Në verë, për të përballuar vapën, kondicioneri rrallë se fiket, në dhomë apo makinë. Pyetja që na mundon të gjithëve është: A na bën dëm ajri i kondicionuar?

Ajri i kondicionuar nuk është i dëmshëm! Ajri i ftohtë që del nga kondicioneri nuk ju sëmur. Kondicioneri thith ajrin e nxehtë brenda nga jashtë dhe pastaj lëshon ajrin e ftohtë në dhomë, informon dritare.net.

Ajri i ngrohtë kondensohet brenda pajisjes së kondicionerit, pastaj del ajri i ftohtë. Kondicioneri, filtron ajrin e nxehtë që vjen nga jashtë, largohen polenat dhe substancat ndotëse. Megjithëse ka edhe efekte negative. Nëse nuk mirëmbahet siç duhet, filtrat mund të bllokohen, e për pasojë ajri që thithet, plot baktere dhe myk, hyn në organizëm dhe ju dëmton shëndetin.

Nëse ajri që del nga kondicioneri është me cilësi të keqe, ju mund të ftoheni, mund të keni dhimbje fyti, simptomat e gripit, lot dhe irritim të rrugëve të frymëmarrjes. Pra ajri i kondicionuar nuk është i dëmshëm, vetëm në rast se, filtrat që e filtrojnë atë mirëmbahen.

The post Sa i dëmshëm është ajri i kondicionuar? Ja çfarë thonë faktet! appeared first on ShqipMedia.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey