Sa shumë ka ndryshuar Kim Kardashian që kur u divorcua nga Kanye West

Kohët e fundit është përfolur shumë për jetën private të Kim Kardashian. Dy muaj më parë Kim-i u nda nga bashkëshorti Kanye West dhe nga fotot që poston herë pas here, duket që e ka marrë me shumë sportivitet ndarjen dhe se është e lumtur me lirinë e fituar.

Ditën e sotme, Kim ka postuar në Instagramin e saj një foto në të cilën shfaqet me flokët bjonde, me onde dhe ajo që spikat më tepër janë vetullat që i ka lyer njësh me flokët.

Të gjithë u habitëm nga look-u i saj i ri, por nuk vonoi shumë dhe Kim-i postoi një foto tjetër në Instastory duke sqaruar se tashmë ishtë kthyer në identitet, me flokë dhe vetulla të zeza.

“Mos u shqetësoni! Tashmë jam kthyer në brune”, thotë Kim Kardashian përbri fotos që ka postuar.

Kim Kardashian po eksperimenton shumë që pas kohës së ndarjes me Kanye West. Eksperimenti më i guximshëm është romanca që po përflitet me shokun e ngushtë Vans Jones, dhe aludohet nga fansat që Kim po e përdor Jones për të përfituar karrierën si avokate.

Fill pas këtyre aludimeve, Kanye firmosi divorcin me Kim dhe gjithashtu bëhet me dije se Kanye West ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për fëmijët.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey