Sadi Bexheti sfidon të gjithë ata që thonë se ai ka marrur rryshfet. Kush është burrë, le tma thotë publikisht (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare, Sadi Bexheti mbrëmë ka mbajtur një video drejtëpërsëdrejti në facebook.

Ai paraprakisht e ka lajmëruar se do jetë drejtpërsëdrejti dhe ka kërkuar që shikuesit t’i parashtrojnë pyetje.

Ai u përgjigj në shume diskutime, të cilat përfolen për emrin e Sadi Bexhetit, siç është puna e barnave me afat të skaduar, rryshfeti, raste gjyqësore, etj.

Kisha pas dëshirë që ta thotë publikisht se une i kam pare dikuj. Unë përbetohem si Sadi askënd nuk e kam kushtëzu. Ka pas raste i kam pyet studentët para prindërve. Shpesh studentët bëjnë mashtrime para prindërve, u thonë se kanë hy në provim a nuk kanë hy. Edhe njëherë u bëj apel si Sadi Bexheti, mos ma keqpërdorni emrin. Ka ndodh që një student ka rra dy a tre vite, e kam lëshu vet pa asnjë intervenim. Le t’më thotë direkt se e pengoj, pa dezinformata, le të dale si burrë publikisht, urdhëro fol e jo të tregosh përralla në facebook.

https://m.facebook.com/sadi.bexheti/videos/401455774799706/?locale2=en_US

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey