Sadio Mane kundër Mohamed Salah për një vend në Kupën e Botës 2022

Vetëm njëri prej dy yjeve më të mëdha të Liverpoolit Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të shkojë në Kupën e Botës 2022, pasi Egjipti dhe Senegali do të përballen në fazën finale të kualifikimeve afrikane për Botëror.

Pesë ndeshje do të zhvillohen në fund të marsit për të vendosur cilat nga vendet afrikane do të luajnë në Kupën e Botës, me fituesin e secilës ndeshjes që do të shkojë në Katar.

Ndeshjet do të zhvillohem vajtje-ardhje më 24 dhe 29 mars.

Mali, i cili do të përballet me Tunizinë, është vendi i vetëm që nuk është kualifikuar asnjëherë në Kupën e Botës.

Çiftet e rundit final në kualifikimet e Afrikës për Botërorin 2022:

Egjipti – Senegali

Kameruni – Algjeria

Gana – Nigeria

Kongo – Maroku

Mali – Tunizia

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey