SafeJournalists: Kërcënohen gazetarë nga RMV-ja dhe Serbia

Gazetarja e Laboratorit Hulumtues të Reporterëve – IRL, Maja Jovanovska, është kërcënuar nga udhëheqësi I Sektorit për Urbanizëm të Komunës Mavrovë – Rostushë, Sedredin Elezoski, pas raportimit për ndërtesat e jashtëligjshme që ndërtohen në Parkun Kombëtar Mavrovë – njoftojnë nga rrjeti “SafeJournalists”, përcjell KlanM.

“Më 02.06.2022 ekipi I IRL-së ishte në Mavrovë në takim me punonjës të Komunës së Mavrovës dhe NP “Parku Kombëtar – Mavrovë”. Vetëm udhëheqësi I Sektorit për Urbanizëm në Komujnë, Sedredin Elezoski, kishte refuzuar të takohet me gazetarët, edhe pse, sipas Jovanovskës, disa herë ka qenë I kontaktuar. Pas thirrjes së Elezoskit për Maja Jovanovskën, e cila ka sqaruar se ende janë në pritje të përgjigjeve të dërguara më 04 Prill, ai në adresë të gazetarës ka përdorur fjalë fyese duke u kërcënuar me fjalët; “Keni kujdes nga sot, do të shihni çfarë mund t`ju ndodh nëse vini këtu” – thuhet në komunikatën e rrjetit “SafeJournalits”.

“Paraprakisht kam pasur kërcënime jo të drejtpërdrejta me hulumtimin ku punoja dhe vinin nga njerëz të fuqishëm dhe pozita me ndikim. Por, kjo është hera e parë që në mënyrë të drejtpërdrejtë më kërcënohen. Fillimisht isha e frikësuar, për shkak se hulumtimet për të cilët punojmë gjithnjë e më shumë dëshmojnë interesa politike dhe të biznesit për shkatërimin e parkut më të madh kombëtar “Mavrovë” – ka komentuar në SHGM kërcënimet gazetarja Maja Jovanovska.

Një kërcënim të ngjashëm, sipas SafeJournalists, sic njofton KlanM, ka marrë edhe gazetari serb, Pero Jovoviq nga portali “nova.rs”.

Njoftohet se para dy ditëve, më 5 Qershor 2022, Jovoviqi është kërcënuar nga një profil I Instagramit I ashtuquajtur “Djajtë e Kuq”.

Dragan Sekulovski, Drejtori I Rrjetit “SafeJournalists” që përfaqëson më shumë se 8.200 profesionistë të mediave në Ballkanin Perëndimor, sic njofton KlanM, ashpër ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe u ka bërë thirrje institucioneve të RMV-së dhe Serbisë që të reagojnë në mënyrë përkatëse.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey