Sali Berisha flet për vendimin e LDK-së për votimin e Presidentit

Vendimi i LDK-së.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.

“Një përshëndetje për LDK dhe vendimin e saj!”, ka shkruar Berisha.

“Miq, Kryetari i LDK, z. Lumir Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK ne nje akt ne vleresimin tim ne interesin me te mire te Kosoves, ka vendosur me shumice absolute votash ti mundesoje parlamentit te vendit zgjedhjen e zonjes Vjosa Osmani presidente e Kosoves”, shtoi ai.

“Me kete rast shpreh kenaqesine time dhe pershendes nga zemra kryetarin e LDK, z. Abdixhiku dhe kryesine e kesaj partie per kete vendim largpames, konstruktiv dhe burreror e ne respekt te plote te vullnetit te qytetareve dhe interesave me te mira te Kosoves.”, përfundoi Berisha.

Ndryshe, partisë së cilës i takon Berisha, PD, është në organizatën e njëjtë europiane në të cilën bën pjesë edhe EPP. Kjo organizatë mbledhë të gjitha partitë e krahut të djathtë konservator të Europës

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey