Sali: Nuk dorëhiqem – në AAA s’ka ankesa për punën time

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se kërkesat për dorëheqeje të tij nga pozicioni I ministrit vijnë nga individ të partisë por të cilët asnjëherë në organet partiake nuk kanë shfaqur ankesa për punën e tij.

“Ju faleminderit për pyjetjen por nuk vlen të përgjigjem në këtë pyetje për shkak se Dega e Çairit e mohoi këtë qëndrim dhe ata që kërkojnë dorëheqjen time janë individë të caktuar të cilët marrin pjesë në organe të ndryshme të partisë dhe asnjëherë deri më tani asnjë lloj pakënaqësie nuk është shprehur në organet partiake” – deklaroi Bekim Sali.

E thirrjes për dorëheqeje të ministrit Sali sot iu bashkua edhe Lëvizja BESA. Valon Bela nga kjo parti tha se shëndetësia në vend është para kolapsit dhe se si rrjedhojë institucionet duhet të marrin përgjegjësi.

“Kërkojmë nga ministri i shëndetësisë që të pranon paaftësinë e tij për të menaxhuar me këtë institucion kaq të rëndësishëm dhe të jep dorëheqje nëse nuk do që përmbi vete të merr gjithë dështimin e sektorit të shëndetësi..

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se kërkesat për dorëheqeje të tij nga pozicioni I ministrit vijnë nga individ të partisë por të cilët asnjëherë në organet partiake nuk kanë shfaqur ankesa për punën e tij.

“Ju faleminderit për pyjetjen por nuk vlen të përgjigjem në këtë pyetje për shkak se Dega e Çairit e mohoi këtë qëndrim dhe ata që kërkojnë dorëheqjen time janë individë të caktuar të cilët marrin pjesë në organe të ndryshme të partisë dhe asnjëherë deri më tani asnjë lloj pakënaqësie nuk është shprehur në organet partiake” – deklaroi Bekim Sali.

E thirrjes për dorëheqeje të ministrit Sali sot iu bashkua edhe Lëvizja BESA. Valon Bela nga kjo parti tha se shëndetësia në vend është para kolapsit dhe se si rrjedhojë institucionet duhet të marrin përgjegjësi.

“Kërkojmë nga ministri i shëndetësisë që të pranon paaftësinë e tij për të menaxhuar me këtë institucion kaq të rëndësishëm dhe të jep dorëheqje nëse nuk do që përmbi vete të merr gjithë dështimin e sektorit të shëndetësisë sidomos në periudhën e fundit ku plasën edhe skandalet në shumë klinika dhe spitale shtetërore” – tha Valon Bela nga Lëvizja BESA.

Në lidhje me keqpërdorimet nëpër klinikat e vendit, Klan Maqedoni ka denoncuar disa raste. Një pjesë e drejtorëve tashmë janë shkarkuar kurse një pjesë e tyre po heten. /KlanMacedonia/

Loading...