Saliu: Shqiptarët të bëhen bashkë, regjimi nuk ka ikur

urim-4

Gazetari nga Tetova, Urim Saliu ka reaguar për sistemin e drejtësisë në vend.

Ai ka kërkuar që të gjitha partitë politike shqiptare të bëhen bashkë për të mbrojtur jetët tona.

“Menduam se e mposhtëm regjimin .Menduam se ai iku .Por ai po rikthehet fuqishëm.

Këto janë momente dramatike për shqiptarët dhe partitë tona duhet të lënë anash inatet në frontin e përbashkët për të mbrojtur jetët tona që janë lënë në dorën e Gjykatave të sistemit të kaluar.

Ne nuk jemi eksperiment por duam të jetojmë dinjitetshëm në këtë tokë kaq të nemur,kaq pa shpresë dhe në këtë sistem kaq tinëzarë dhe të mbrapshtë”, u shpreh Saliu. (INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey