Sallahu kërkon masa ndaj kryeprokurorit të Mitrovicës pas ndalimit të numërimit të votave

Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Dretësisë, Blerim Sallahu, ka pretenduar se prokurori Shpëtim Peci është ndërruar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Nijazi Rexha, në rastin e dyshimeve të votave mbrëmë në Mitrovicën e Jugut. Ai ka kërkuar nga u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, që ta përjashtojë Rexhën nga

Nëntor 12, 2025 - 00:00
 0
Sallahu kërkon masa ndaj kryeprokurorit të Mitrovicës pas ndalimit të numërimit të votave
Sallahu kërkon masa ndaj kryeprokurorit të Mitrovicës pas ndalimit të numërimit të votave

Sallahu kërkon masa ndaj kryeprokurorit të Mitrovicës pas ndalimit të numërimit të votave

Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Dretësisë, Blerim Sallahu, ka pretenduar se prokurori Shpëtim Peci është ndërruar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Nijazi Rexha, në rastin e dyshimeve të votave mbrëmë në Mitrovicën e Jugut.

Ai ka kërkuar nga u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, që ta përjashtojë Rexhën nga ky rast që të ndërmerren masat disiplinore.

“Fillimisht prokurori kompetent për çështjen përkatëse ishte caktuar Prokurori i Shtetit z. Shpëtim Peci, mirëpo në ndërkohë, çështjen kishte marrë nën kompetencë vetë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Njazi Rexha, pa ofruar ndonjë arsyetim për palët e përfshira apo publikun dhe i cili kishte vendosur për ndërprerjen e procesit të numërimit pranë Qendrës Komunale për numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut”, shkruan në letrën e Sallahur drejtuar Kelmendit.

Numërimi i votave të zgjedhjeve të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut u ndalë mbrëmë përkohësisht me urdhër të Prokurorisë Themelore atje.

Sipas Prokurorisë, ndërprerja e procesit ndodhi pas raportimeve për parregullsi.

“Për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletëvotime”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Tri kërkesat që Sallahu tha se ia ka parashtruar Kelmendit:

1. Të përjashtoni zyrtarin në fjalë, Kryeprokurorin Rexha, nga trajtimi i mëtutjeshëm i rastit, për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit, në përputhje me Nenin 19 paragrafin 2 të Ligjit nr. 06/l -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Gjithashtu, vlerësoj që përjashtimi i Prokurorit të rastit, ka bazë edhe në Nenin 43 të Kodit të Procedurës Penale NR. 08/L-032, meqë ekzistimi i konfliktit të interesit është një nga bazat e cekura në Kod për këtë përjashtim;

2. Të nxjerrni vendim me shkrim për të marrë nën juridiksionin tuaj këtë rast, me qellim të zhvillimit efikas të procedurës si dhe për arsye të shmangies së konfliktit të interesit nga Zyrtari i lartpërmendur. (në përputhje me Nenin 20, paragrafët 2 dhe 3 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit); dhe,

3. Të shqyrtoni ankesën për shkeljen disiplinore të përmendur në këtë shkresë nga Kryeprokurori Rexha dhe të kërkoni nga Këshilli Prokurorial i Kosovës fillimin e hetimeve disiplinore në përputhje me Nenin 12 paragrafin 2 të Ligjit nr. 06/L–057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe të ndërmerren hetimet e nevojshme për konstatimin lidhur me përgjegjësinë penale të zyrtarit në fjalë nga Neni 417 i Kodit Penal të Kosovës nr. 06/L-074.