Sami Kurteshi i VV-së: Mendoj se Vjosa Osmani emocionalisht ende është pjesë e LDK-së

Kurteshi i VV-së: Mendoj se Vjosa Osmani inti.misht ende është pjesë e LDK’së.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka folur rreth mundësisë së kthimit të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kurteshi ka deklaruar se Osmani inti.misht është e lidhur me LDK’në, pasi edukimi politik i saj ka qenë i tillë, raporton Express

Kurteshi është pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do t’i ofrojë Osmanit përkrahjen për Presidente, nëse ajo do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Janë hapa të ndryshëm që po i përmendni. Hipoteza është e gjymtë. Zonja Osmani zyrtarisht është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ne e pranojmë se është edhe Lista Vjosa e bashkëngjitur dhe i ka kandidatët e vet, por ligjërisht ajo është pjesë e Listës së Vetëvendosjes. Ky është vend demokratik, njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin”, ka deklaruar Kurteshi.

Ish-Avokati i Popullit ka deklaruar se Vjosa Osmani është e lidhur inti.misht me LDK’në, pasi sipas tij, edukimi i saj politik ka qenë i tillë.

“As tash zonja Osmani dhe kandidatët e saj nuk kanë ardhur me dhu.në. Në të vërtetë asaj nuk i është lënë rrugë tjetër, sepse rruga e saj e trasuar politikisht ka qenë LDK’ja. Unë mendoj se inti.misht, ajo ende është pjesë e LDK’së, inti.misht, sepse edukimi i saj politik ka qenë i tillë. Ne atë e kemi pasur parasysh, ajo e ka parasysh. Ajo e di dhe ne e dimë se është ashtu. Asaj nuk i është lënë në LDK rrugë tjetër përveç kësaj që e ka ndërmarrë”, ka deklaruar Kurteshi.

Kurteshi ka deklaruar se nuk sheh ndonjë arsye që në të ardhmen e afërt, Osmani t’i bashkohet LDK’së, pasi aty i janë mbyllur rrugët.

“Unë nuk shoh arsye që në një ardhme shumë të afërt që të ketë lëvizje të tilla nga vetë zonja Osmani, sepse i janë mbyllur rrugët. Unë nuk besoj se ajo ka shprehur dëshirën jashtëzakonisht të madhe patjetër të bashkohetme Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo të gjitha veprimet tani e një vit kanë dëshmuar se rruga e vetme e saj ka qenë bashkimi i saj me LVV’në. Kështuqë nuk po shoh ndonjë arsye të lëvizjeve në një të ardhme të afërt. Fundi i fundit ajo i ka bindjet e saj politike dhe unë mendoj se më e drejta në një vend demokratik është që njerëzit të veprojnë bazuar në bindjet e veta politike”, ka deklaruar Kurteshi në “Direkt”.

Ndryshe, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka marrë 300 mijë e 756 vota. Ajo me iniciativën e saj ishte pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Vjosa Osmani po ashtu është kandidatja e LVV’së për të marrë postin e Presidentes, pozitë kjo në të cilën Osmani momentalisht është ushtruese detyre.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey