Sami Lushtaku: Dorëheqja e Krasniqit, le të shënojë një moment që unifikon edhe më tepër PDK-në

Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt nga radhët e PDK-së, ka falënderuar Memli Krasniqin për punën dhe lidershipin që ka treguar sa ishte në krye të kësaj partie politike. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e Krasniqit duhet të shënojë një moment të ri në të mirë të PDK-së. “Në emër tim

Nëntor 12, 2025 - 20:00
 0
Sami Lushtaku: Dorëheqja e Krasniqit, le të shënojë një moment që unifikon edhe më tepër PDK-në
Sami Lushtaku: Dorëheqja e Krasniqit, le të shënojë një moment që unifikon edhe më tepër PDK-në

Sami Lushtaku: Dorëheqja e Krasniqit, le të shënojë një moment që unifikon edhe më tepër PDK-në

Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt nga radhët e PDK-së, ka falënderuar Memli Krasniqin për punën dhe lidershipin që ka treguar sa ishte në krye të kësaj partie politike.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e Krasniqit duhet të shënojë një moment të ri në të mirë të PDK-së.

“Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi.”

“PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit, prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një moment të ri i cili e fuqizon, e rrit dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në,” ka thënë Lushtaku.

Lushtaku i ka uruar suksese Krasniqit për më tutje.