Sami Lushtaku: Memli Krasniqi do të duhej të kishte kundëkandidat

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se Memli Krasniqi do të duhej të kishte kundërkandidat për pozitën e Kryetarit të PDK’së.

Në një intervistë për T7, Lushtaku ka thënë se ata kanë besuar që do të ketë kundërkandidat, por se një gjë e tillë s’ka ndodhur.

Lushtaku e ka konfirmuar edhe se do të jetë kandidat për kryetar të Skënderajt.

“Është dasht me pas kundërkandidat. Na kemi besu që do të ketë, por ja që s’ka. Do të jem kandidat për kryetar të Skënderajt”, ka thënë Lushtaku.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey