Sami Lushtaku thotë se do të jetë kandidat për kryetar të Skenderajt

Sami Lushtaku thotë se së shpejti do t’i zyrtarizohet kandidatura për kryetar të Skenderajt.

Kryetari i degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, pas një takimi që mbajti me strukturat e kësaj dege, deklaroi se ka mbështetjen e plotë për kandidimin e tij për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lushtaku, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se së shpejti do t’i zyrtarizohet kandidimi për kryetar në Skenderaj nga radhët e PDK’së.

“Strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila do të zyrtarizohet së shpejti”, deklaroi ndër të tjera Lushtaku.

Tutje, ai ka thënë se ka vërejtur një frymë uniteti përbrenda kësaj dege dhe ka paralajmëruar ngritje rezultati të PDK’së në nivel vendi.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Sot takova strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Bashkëbiseduam për zhvillimet politike në nivel qendror dhe lokal. Uniteti brenda strukturave tona është shumë i madh i cili do të ketë si rezultat ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi.

Strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila do të zyrtarizohet së shpejti. Bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat. SL

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey