Sami Lushtaku uron Memli Krasniqin për zgjedhjen si kryetar i PDK-së

Sami Lushtaku uron Memli Krasniqin për zgjedhjen si kryetar i PDK-së .

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka uruar Memli Krasniqin për pozitën e kryetarit të ri të PDK-së.

Lushtaku ka postuar një fotografi me Memli Krasniqin dhe Vlora Çitakun, ku ka shkruar se Krasniqi është një frymë e re për të cilën PDK-ja ka shumë nevojë.

“Memli Krasniqi është shëmbulli i një të riu të përgatitur dhe ambicioz, i cili me angazhimet e tij që nga aktivisti i rinisë e deri tek organet udhëheqëse të partisë, ka dëshmuar se përgatitja profesionale, puna dhe përkushtimi në aktivitetin politik janë dëshmi e arritjeve të mëdha. Ai nga sot është kryetar i zgjedhur i PDK-së. Memlit ja uroj pozitën e re në krye të PDK-së, duke i dëshiruar punë të mbarë e suksese në misionin e tij për rikthimin e PDK-së si lidere e pluralizmit politik dhe udhëheqëse e shtetit të Kosovës. Ai është një frymë dhe energji e re për të cilën ka shumë nevojë PDK por edhe e gjithë Kosova”, ka shkruar Lushtaku.

Memli Krasniqi është zgjedhur sot kryetar i PDK-së me shumicë votash nga delegatët e Konventës së 10-të të kësaj partie.

Krasniqi ishte kandidati i vetëm për postin e të parit të PDK-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey