Samit i dështuar!

Dështon edhe një samit për Ballkanin Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, në vazhdën e samiteve të mbajtura në dy dekadat e fundit si përpëlitje të vazhdueshme të kandidatëve të saj të pashpresë në këto eurointegrime.

Dje udhëheqësit e BE-së, pas dështimit gjetën kurajon që me pëlqimin e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, ‘miratuan një Deklaratë në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, duke riafirmuar angazhimin e BE-së ndaj procesit të zgjerimit dhe duke njoftuar intensifikimin e angazhimit të përbashkët për transformimin e përgjithshëm të Rajon. Deklarata nuk përmend afate apo data në lidhje me vazhdimin e procesit të zgjerimit’, bëjnë të ditur mjetet e informimit.

Mësohet se në këtë samit ka ndodhur një përplasje me kryeministrin shqiptar, i cili gjatë fjalës së tij tha se “nuk ka shpresa që Bullgaria të kalojë ngërçin, dhe se sjella e saj po i merr frymën BE-së”.
Rama tha gjatë fjalës në samit se “Bullgaria po mban peng jo vetëm Shkupin por edhe Tiranën dhe se kjo po dëmton edhe më shumë imazhin e BE.”

Por Edvin Rama, si duket ka ‘harruar’ ose nuk e respekton kushtetutën shqiptare e cila e obligon shtetin shqiptar të ruaj dhe të mbrojë të drejtat e shqiptarëve jashtë atdheut, para se të flasë për qëndrimet dhe veton e Bullgarisë e cila nuk heq dorë nga trashëgimia historike e bullgarëve dhe historisë në lidhje me personalitete historike që ajo i konsideron si bullgarë.

Këtij detyrim kombëtar ndaj shqiptarëve të ‘severnës’ zoti
Rama, i është shmangur qysh se është zgjedhur kryeministër i vendit, duke i njohur mirë standardet se në qendrën e BE-së siç është Belgjika, dy kombet më të mëdha që përbëjnë federatën belge si flamanët dhe valonët kanë përqindje të njëjtë të popullësisë si shqiptarët dhe sllavo-maqedonët e ‘severnës’, por që shqiptarëve nuk u njihet statusi juridik i shtetformuesit dhe se gjuha shqipe nuk njihet me emrin e saj por si gjuhë e shifrave.

Edvin Rama e di se shqiptarëve të Iliridës i takon statusi juridik i kombit shtetformues por, betimi që ka bërë më parë me qarqe antishqiptare për t’i konsideruar shqiptarët si maqedonca’ dhe një kapitull i mbyllur me arsyetimin banal se ata ‘maqedoncat’ përkundër detyrimit kushtetues, i kanë përfaqësuesit e vet që i mbrojnë dhe kujdesen për të drejtat e tyre në qeverinë e koalicionit!

Kryeministri shqiptar guxon të fajësoj Bullgarinë për veton e saj kundër ‘severnës’ në përpjekjet për hapjen e negociatave me BE-në por, nuk guxon të thotë se ‘drzhava severna’ nuk plotëson standardet e
BE-së, se në konstituimin dhe formulimin e ‘shtetit demokratik’ ajo praktikon standarde antidemokratike ndaj shqiptarëve, e cila shtyp dhe nuk njeh gjuhën shqipe me kushtetutë, gjuhë e cila përbën rreth 40% të popullit që flet këtë gjuhë.
Me këto qëndrime kryeministri shqiptar Edvin Rama po i bashkohet korit të kakofonisë së thirrjeve të Akademisë së Shkencave të ‘severnës’ që i konsiderojnë shqiptarët e Iliridës njerëz të zbritur nga malet apo sikur të ishin ‘mbeturina osmane’ të shekullit të kaluar që flasin shqip rastësisht.

Shqipëria po mbahet peng i ‘severnës’ pasi disa nga vendet e BE-së e kanë përcaktuar qëllimisht Shqipërinë si ortake me ‘severnën’ në rrugëtimin e tyre për në Bruksel dhe se bllokimi e mbetja në klasë edhe këtë vit nuk e justifikon vetëm për fajin e vetos bullgare por duhet parë më larg.

Medai Shaholli

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey