Sanksionohen 123 shoferë për vozitje të shpejtë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit të komunikacionit në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 masa, mes të cilave 123 sanksione për vozitje më të madhe nga e lejuara.

Dhjetë sanksione janë shqiptuar për vozitje pa patentë shoferi, 33 shkelje për vozitësit e motoçikletave,shtatë sanksione për shfrytëzim të celularit, gjashtë për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, pesë shkelje që i bëjnë këmbësorët, katër për kalim në dritë të kuqe të semaforit.

“Kontrollet e përforcuara aksionare të komunikacionit vazhdojnë. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, kumtoi MPB.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey