Sara habit pas ndarjes me Atdheun, i dërgon publikisht mesazhin e papritur

Sara duket se e ka dëgjuar thirrjen e Atdheut për ribashkim. I ftuar në emisionin “Në Pranga”, Atdheu tregoi se ka qenë Sara ajo që është ndarë prej tij dhe la të kuptohej se do e donte një rikthim.

“Sara kishte thënë në një intervistë, dje a pardje e pashë, që s’ka shanse më me Atdheun. Por jetës nuk i dihet i them Sarës. Sara më ka lënë, nuk e kam lënë unë atë. Kurrë mos thuaj kurrë”, tha Atdheu.

Pas deklaratës së tij, Sara ka postuar një video ku shfaqet me Atdheun në makinë dhe shkruan se i mungon ai.

“Më mungon”, shkruan Sara krah videos së vjetër nga koha kur ishin bashkë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey